“Si e zgjidhi çështjen Hajdaraj që ishte efektiv në kohën tuaj?”, gazetari vë në siklet ish-ministrin

Shqipëria

“Si e zgjidhi çështjen Hajdaraj që ishte efektiv në kohën tuaj?”, gazetari vë në siklet ish-ministrin

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:11
Sandër Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se efektivi i Policisë së Shtetit nuk e ka armën me vete për të sulmuar njerëzit e për të zgjidhur çështje, por për vetëmbrojtje.

Teksa fliste në një lidhje me ‘Skype’ në “Open”, Lleshaj u pyet nga gazetari Elton Qyno se si e zgjidhi situatën Nevaldo Hajdaraj që ndodhet në burg për vrasjen e Klodian Rashës. Lleshaj e konsideroi kriminale mënyrën e menaxhimit të situatës nga Hajdaraj.

Pjesë nga biseda:

Sandër Lleshaj: Nuk zgjidh policia çështje me armë, armën efektivët e kanë për vetëmbrojtje

Elton Qyno: Po Nevaldo Hajdaraj si e zgjidhi çështjen zoti Lleshaj?

Sandër Lleshaj: Çfarë paqartësie keni ju për këtë?

Elton Qyno: Si e zgjidhi çështjen Hjadaraj që ishte efektiv në kohën tuaj?

Sandër Lleshaj: Ai e zgjidhi në mënyrë kriminale, këtë po them pikërisht, nuk e përdor efektivi armën e zjarrit. Përdoret vetëm kur kundër saj përdoret armë, për kundërpërgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat