Balluku me ambasadoren e SHBA në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës

Shqipëria

Balluku me ambasadoren e SHBA në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim kanë vizituar zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës.

Ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit i cili konsiderohet si pjesa e katërt e kaskadës së Dirinit.

Sipas Ballukut, HEC-i i Skavicës kontribuon në transformimin e Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë.

“HEC Skavica, pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjetike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike”, deklaron Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat