SPAK bën lëvizjen e radhës, zbardhet çfarë i kërkon GJKKO-së për ish-drejtorin e RTSH-së dhe 3 ish-vartësit e tij

Shqipëria

SPAK bën lëvizjen e radhës, zbardhet çfarë i kërkon GJKKO-së për ish-drejtorin e RTSH-së dhe 3 ish-vartësit e tij

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:19
Thoma Gëllçi

SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi që u vu në pranga.

Mësohet se për Gëllçin dhe tre bashkëpunëtorët e tij, SPAK kërkon masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ish-drejtori i RTSH-së pritet të dalë para gjykatës për seancën paraprake ku dhe do të njihet me masën e sigurisë.

Gëllçi ra në pranga bashkë me 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: J.Tapia, A.Malaveci dhe E. Muraj.

Tre anëtarët akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat