I kërkuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, lëvizte lirisht në Tiranë

Shqipëria

I kërkuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, lëvizte lirisht në Tiranë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një shtetas i cili ishte në kërkim ndërkombëtar dhe duhet të ekstradohet drejt Italisë.

40-vjeçari me iniciale A. I. alias I. M., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Ai u ndalua teksa lëvizte me makinë në kryeqytet.

Ky shtetas, banues në Tiranë,  ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat