Ambasadori i Japonisë në Tiranë: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së

Shqipëria

Ambasadori i Japonisë në Tiranë: Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:15
Takada Mitsuyuki

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Takada Mitsuyuki është shprehur sot në një prononcim për mediat se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së.

Për këtë arsye, tha ai, Japoni po mbështet Shqipërinë duke investuar për përmirësimin e cilësisë së jetesës.

“Qeveria japoneze mendon se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe i gjithë rajonit në BE është shumë i rëndësishëm. Edhe qeveria japoneze ka investuar për përmirësimin e cilësisë së jetesës së shqiptarëve sepse mendon qe do të jetë një hap më tepër që do të ndihmojë në integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë.

Japonia nuk mund te komentoj deklaratat e ambasadorëve të shteteve të tjera. Por mendoj se ambasada amerikane e ka mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë e cila është një aleate e rëndësishme e Shqipërisë. Nuk mund të komentoj veprimet dhe qëndrimet e SHBA” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat