Merr flakë makina “Peugeot” tek mbikalimi i Sukthit, dyshimet e para

Shqipëria

Merr flakë makina “Peugeot” tek mbikalimi i Sukthit, dyshimet e para

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Një makinë tip “Peugeot” është përfshirë nga flakët në mbikalimin e Sukthit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16:30, në autostradën Tiranë-Durrës. Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet që ishte si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat