Sekuestrohen 11 kilogramë kanabis, shpallen në kërkim dy persona

Shqipëria

Sekuestrohen 11 kilogramë kanabis, shpallen në kërkim dy persona

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:19
Kanabis

Dy persona në Vlorë janë shpallur në kërkim pasi në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 11 kilogramë kanabis.

Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç, dhe vijon puna intesive për kapjen e tyre.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 11 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç, dhe vijon puna intesive për kapjen e tyre.”- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat