Finalizimi i 3 amendamenteve të PD-së, Basha mbledhje me anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve

Shqipëria

Finalizimi i 3 amendamenteve të PD-së, Basha mbledhje me anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot anëtarët demokratë që janë pjesë e Komisionit të Ligjeve. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Osman Stafa.

Mbledhja bëhet për të finalizuar 3 nismat e PD për vetingun në politikë, ndryshimet kushtetuese e zgjedhore si dhe reformën territoriale.

Po ashtu mësohet se PD do të finalizojë sot amendamentet për të tre nismat e propozuara një ditë më parë nga Basha në mbledhjen e Grupit demokrat.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të finalizohet edhe relacioni që do t’i paraqitet Kuvendit së bashku me draftin, ndërkohë që tre nismat do të depozitohen nesër në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë se sot u bë publik edhe drafti me propozimet e PD për tre çështje të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat