U padit nga LSI, reagon Alqi Bllako: Kam pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve!

Shqipëria

U padit nga LSI, reagon Alqi Bllako: Kam pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve!

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:45
Alqi Bllako

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, Alqi Bllako, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, reagon pas padisë së LSI për inceneratorin e Fierit.

Deputeti Bllako shprehet se ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve.

“Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë.

Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për konçensionet dhe partneritetin publik-privat i ka fare qartë të përcaktuara rolet dhe detyrat e çdo institucioni të përfshirë në proçes apo titullar/anëtar të komisioneve përkatëse.

Duke shprehur besimin se kolegët e çdo institucioni kanë zbatuar rigorozisht ligjin, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kam patur zero rol në çdo proçedurë vendimmarrëse për dhënien e këtyre konçesioneve direkt apo indirekt. Në çdo rast, ju përket vetëm organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka ose jo shkelje; dhe nëse po, cilët janë personat përgjegjës.
Sa i përket atyre që vazhdojnë të hedhin në treg akuza të tilla, mendoj se vetingu i politikanëve do t’i jepte njëherë e përgjithmonë fund kësaj tallje publike”,
thekson ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat