Bllokuan rrugën në shenjë proteste, hiqen barrierat në kryqëzimin e autostradës Lushnjë-Fier

Shqipëria

Bllokuan rrugën në shenjë proteste, hiqen barrierat në kryqëzimin e autostradës Lushnjë-Fier

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Banorë të fshatrave në anë të autostradës Lushnje-Fier kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste mëngjesin e kësaj të shtune, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Banorët kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike nga ARRSH për mbylljen e Kryqëzimit në autostradën Lushnje-Fier, i quajtur ‘pushimi i shoferit’. Ata thone se me mbylljen e ketij kryqezimi u duhet të kryejnë më shumë se 30 deri ne 40 km rrugë shtesë për të shkuar në destinacion nga rrethrrotullimi i Kolonjës.

Pas protestës së banorëve të zonës, të cilët bllokuan rrugën për 20 minuta, punonjësit kanë ndërhyrë, duke hequr barrierat.

Kryqëzimi i autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar te premten.

Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat, ndërsa pas bllokimit nuk ka rrugë alternative.

Banorë dhe fermerë të zonës kundërshtojnë këtë veprim, me argumentin se për ta zgjatja e rrugës është humbje kohe e po ashtu edhe financiare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat