“Kushtrimi” mes mbetjeve urbane , banorët në Vlorë: Mbetjet vijnë me kamion, bashkia nuk pastron

Shqipëria

“Kushtrimi” mes mbetjeve urbane , banorët në Vlorë: Mbetjet vijnë me kamion, bashkia nuk pastron

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 14:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këto pamje nga lagja Kushtrim në Vlorë.

Vetëm pak kilometra nga qendra e qytetit, zona e  njohur si ish-fusha e aviacionit është e mbushur me mbeturina .

"U bë një mal te fusha e aviacionit me pelhra dhe një tjetër atje poshtë."

Banorët shprehen se aty veçse mungojnë koshat, ato nuk pastrohen rregullisht.

"Këtu kanë qenë 2 kazanë. I kanë hequr, nuk e di me çfarë vendimi."

"Mbeturina ka shumë nuk pastrohen."

Më skandaloze janë dëshmitë e të se aty i sjellin aty me kamionë.

"Kamionçinat i hedhin mbetjet këtu."

Menaxhimi i mbetjeve është një ndër problemet më të mëdha me të cilat po përballen Bashkitë në vendin tonë.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi kryebashkiakët se në rast se dështojnë me pastrimin do të mbajnë përgjegjësi deri në humbjen e drejtimit të Institucionit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat