150 të dënuar në burgun e Peqinit hyjnë në grevë urie, refuzojnë ushqimin pasi…

Shqipëria

150 të dënuar në burgun e Peqinit hyjnë në grevë urie, refuzojnë ushqimin pasi…

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 10:47
Burgun i Peqinit

Rreth 150 të burgosur, që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie qe një ditë më parë.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se ata kanë refuzuar ushqimin, pasi nuk u lejohen takimet e zgjeruara. Si pasojë e situatës së covid-19 ata mund të takohen vetëm me familjarët e afërt dhe asnjë person tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zhvillohet një grevë urie nga të dënuarit si pasojë e kufizimeve nga koronavirusi. Më herët të dënuarit kanë protestuar edhe për aplikimin e regjimit “41-biss”.

Kujtojmë se në burgun e sigurisë së lartë në Peqin janë persona me rrezikshmëri të lartë për vepra të rënda penale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat