Kokaina e sekuestruar kishte destinacion Shqipërinë/ Cilat ishin 5 organizatat kriminale që e porositën?

Shqipëria

Kokaina e sekuestruar kishte destinacion Shqipërinë/ Cilat ishin 5 organizatat kriminale që e porositën?

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 14:38
Droga e sekuestruar

Mbi 2 tonë kokaine është sekuestruar nga autoritetet kolumbiane, destinacioni i së cilës ishin disa vende europiane përfshirë edhe Shqipërinë.

Sekuestrimi i sasisë së madhe të lëndës narkotike u bë gjatë së shtunës në portin turistik të Cartagena de Indias, në Veri të vendit. Ssasia e sekuestruar është  2 279 kg dhe operacioni i suksesshëm u ka shkaktuar humbje afro 100 milionë dollarë trafikantëve të drogës.

“Kjo drogë mund të shpërndahej në tregjet e Turqisë, Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë”, thotë Ricardo Alarcón, drejtor i Njësisë Kundër Drogës në Kolumbi. Ai theksoi se kontejneri kishte mbërritur nga porti i Guayaquil i Ekuadorit, një nga portet më të rëndësishme të Amerikës Latine sa i përket trafikut të kokainës për në kontinentin europian. Nga ky por vjen edhe shumica e kokainës në drejtim të Shqipërisë.

“Në këtë dërgesë ne kemi gjetur një veçanti, rreth shtatë etiketa, që na lejon të konkludojmë se ka ndoshta nga katër deri në pesë organizata të angazhuara për blerjen e kësaj droge në tregjet europiane”, përfundoi Ricardo Alarcón.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat