Rrëmbimi i Stafukës! Hoxha: Është menduar se ai mund të jetë i gjallë

Shqipëria

Rrëmbimi i Stafukës! Hoxha: Është menduar se ai mund të jetë i gjallë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 22:54
Artan Hoxha

Mbrëmjen e sotme, "News24" ka sjellë në vëmendje rrëmbimin dhe zhdukjen e Enver Stafukës.

I ftuar në emision gazetari Artan Hoxha ka bërë fajtor policinë e shtetit që sipas të cilit duhet të lëvizte më shpejt duke negociuar apo bërë presion autorëve për lirimin e tij.

Sipas tij hetimi i kësaj ngjarje ka dështuar. Ai tha se ka një kasetë ku Stafuka flet për 31 ngjarje që kanë ndodhur në Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë.

“Kanë kaluar më shumë se 6 vite ku në momentin e parë ngjarja ka qenë me e nxehtë, familjareve u jepej shpresë se ngjarja do të zbardhej. Është menduar se ai mund të jetë i gjallë. Policia duhej të lëvizte shpejt që të mund të negocionte apo të ushtronte presion mbi autorët. Stafuka nuk është marrë për t’u vrarë, por për t’u shtrënguar për t’u torturuar për të dëshmuar për ngjarje të rëndësishme. Kam pasur informacion që ka një kasetë ku ai flet për 31 ngjarje që kanë ndodhur në Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë.Këto ngjarje dhe rekorde kriminale duhet t’i ketë policia. Është bërë një rrëmbim tipik i një komado policore. Të organizosh këtë ngjarje duhet të kesh një grup të strukturuar duke vepruar shpejt dhe në sinkron. Kjo ngjarje ka shumë personazhe brenda. Hetimi në këtë histori ka dështuar. Ka pasur ndërhyrje politike apo nga ngjarje të tjera mbetet për t’u verifikuar. Unë doja të dëgjoja prokurorin që është marrë me këtë histori të thotë pse ka dështuar”- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat