“Mund të na hutoni sa të doni, por...”, Shehu i drejtohet ministres Manastirliu

Shqipëria

“Mund të na hutoni sa të doni, por...”, Shehu i drejtohet ministres Manastirliu

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 13:20
Dashamir Shehu

Në Komisionin e Ekonomisë, teksa po diskutonin për buxhetin e ri nuk kanë munguar as batutat ndërmjet opozitës dhe mazhoranës. Deklaratave të mazhorancës për investimet në infrastrukturë dhe në spitale i është përgjigjur me ironi, kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi.

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se e gjithë energjia dhe buxheti duhet të përqendrohen tek menaxhimi i pandemisë dhe jo te investime pa fund.

“Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta. Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’u drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjithë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë. Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6-katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për t'u riparuar kati i parë i gjashtë katëshit, e kupton ti?

I gjithë ky diskutim është çështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem”, tha Shehi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat