Neim Behari flet nga burgu i Peqinit: Si po më izolojnë, pasi denoncova korrupsionin

Shqipëria

Neim Behari flet nga burgu i Peqinit: Si po më izolojnë, pasi denoncova korrupsionin

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:19
Neim Behari

Përmes internetit, i burgosuri Neim Behari pretendon se po përndiqet, mbasi denoncoi aferat korruptive dhe pagesat që sipas tij jepen për të transferuar të dënuarit nga njëri burg në tjetrin.

I burgosuri i shpallur fajtor dhe i dënuar me 25 vjet për vrasje, thotë se veç burgut ai po izolohet herë pas herë.

Emri i të burgosurit që është dërguar disa herë në izolim me vendim gjykate, u denoncua edhe nga ish gjyqtari i shkarkuar më pas nga KLGJ Markelian Kuqo, që tregoi se ishte telefonuar nga i burgosuri  mbasi kishte shpallur izolimin e tij.

Por mbas telefonatës që paralajmëronte lëndë plasëse në mjetin e gjyqtarit që liroi Gert Gjinarin, çdo gjë rezultoi false.

Më pas ndaj të burgosurit u ankua edhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve që kallëzoi se ishte kërcënuar, por diçka të tillë i dënuari për vrasje e konsideron si hakmarrje.

Neim Behari u arrestua kur ishte 25 vjeç dhe u dënua për vrasjen e një taksisti gjatë tentativës për ta grabitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat