Tradita artizanale kthehet në biznes nga të rinjtë kreativë në Korçë

Shqipëria

Tradita artizanale kthehet në biznes nga të rinjtë kreativë në Korçë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:54
Të merresh me këtë profesion për Genën është çlodhje sidomos kur vlerësohet

Në çdo familje shqiptare gjenden qëndisma e çentro, të cilat janë përdorur ndër vite për dekor.

Gena është një nga ato të reja që vazhdon të ruajë traditën familjare në punën artizanale. Sot ka dyqanin e saj dhe ka vendosur të identifikohet me punimet e saj në Juglindje.

“Ideja ka qenë e krijuar, ka qenë trashëgimi nga familja. Kam rreth 8 vite që kam hyrë në profesion, ka qenë trashëgimi nga familja ime, unë thjesht po e zbatoj e po rrit produktivitetin e këtij biznesi”, thotë Gena Çule, artizane.

Nga punë me detyrim në komunizëm sot është kthyer në modë, jo vetëm për brezin e tretë, por edhe për vajzat e reja.

“Korça e ka traditë dhe ka shumë të reja të cilat merren me këtë lloj artizanati, por në kohët e vjetra ky si profesion ishte i detyruar. Tani shumica e bëjnë si mode, dalin produkte të cilat nuk e mërzisnin këtë profesion, janë më thjeshta akoma”, shprehet ajo.

Të merresh me këtë profesion për Genën është çlodhje sidomos kur vlerësohet.

“Në radhë të parë është si tip antistresi, kalon kohën. Ndryshe nga të rinjtë sot, rrinë në celular, kafene kjo është diçka e veçantë. E kur e sheh që njerëzit e vlerësojnë dhe ka kërkesa për të parë se si krijohet puna e dorës, është diçka që të jep kënaqësi ndryshe”, tregon e reja.

Edhe pse një traditë e hershme shqiptare, ky profesion ende nuk është futur si lëndë mësimore në shkollat profesionale në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat