Pas hekurave për falsifikim dokumentesh, ish-shefi i sektorit në burgun e Peqinit mohon akuzat

Shqipëria

Pas hekurave për falsifikim dokumentesh, ish-shefi i sektorit në burgun e Peqinit mohon akuzat

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Zbardhet dëshmia e ish-shefit të sektorit Ligjor në burgun e Peqinit, Gani Shehu, i cili tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshminë e Shehut, i cili në sallën e gjyqit ka mohuar akuzën, ndërsa pohoi se nuk ka bërë asnjë falsifikim dokumenti në lidhje me të dënuarin Viktor Ymeri. 

“Kam qenë përgjegjës i Sektorit Juridik në burg dhe me është kërkuar informacion nga avokati i Viktor Ymerit për kohën dhe Sektorin përkatës në IEVP. 

Në praktikën tonë kontaktonim nga telefonit i zyrës me atë të shefit të policisë. Pasi më dha të dhënat shefi i policisë për të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Reci kam konceptuar shkresën dhe ia kam dërguar drejtorit. Drejtori e ka firmosur dhe vulosur dhe ia kam dhënë avokates. S’kam bërë falsifikim dokumentash.”, tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat