Zvicra i dhuron Shqiperisë 5.3 milionë CHF për energji intelegjente

Shqipëria

Zvicra i dhuron Shqiperisë 5.3 milionë CHF për energji intelegjente

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:56
Belinda Balluku, Adrian Maître

Qeveria zvicerane, respektivisht ambasadori Zvicrës në Tiranë ka nënshkruar një marrëveshje për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e projektit të “Bashkive me energji inteligjente”.

Belinda Balluku, Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, projektin ne fjalë e ka vlerësuar larte dueflanderuar qverinë hlevetike, njofton nga Tirana korrespeondeti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

“Me Qeverinë Zvicerane nënshkruam marrëveshjen për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente”. Një projekt i rëndësishëm, sa i takon përdorimit efiçent të energjisë, i cili do të nisë fillimisht të zbatohet në 4 prej bashkive të vendit për t’u shtrirë më pas edhe në qytetet e tjera. Efiçenca e energjisë është në fokus të punës sonë. Në këtë kuadër, nënshkruam me Qeverinë Zvicerane marrëveshjen “Projektin e Bashkive me Energji Inteligjente”, ka deklaruar znj. Balluku.

“Një projekt i cili konsiston në përdorimin e sistemeve dhe metodave për rritjen e efiçencës energjetike, duke rritur kursimin si dhe reduktuar ndikimin negativ ndaj mjedisit. Por, mbi të gjitha duke ulur kostot si për konsumatorët ashtu edhe për ofruesit e energjisë. Do të nisim fillimisht me zbatimin e projektit në 4 bashki të vendit, për të vijuar më pas edhe në qytetet e tjera.”

Kurse ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître ka pohuar se Shqipëria eshte ne rruge te abarë, drejt eficiencës energjetike dhe kjo tashmë është një prioritet si për pushtetin vendor, ashtu dhe për atë qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat