Vidhnin biznesin ku ishin të punësuar, Policia vë në pranga 2 shtetas

Shqipëria

Vidhnin biznesin ku ishin të punësuar, Policia vë në pranga 2 shtetas

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Dy persona që ishin punësuar për mbrojtjen e një subjekti privat janë arrestuar.

Ata akuzohen se kanë vjedhur disa materiale në këtë subjekt.

Të arrestuarit janë R. Xh., 39 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe A. N., 25 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, (të dy punonjës SHPSF).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pompë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat