Detaje rreth rastit të 8-vjeçarit nga Berati, të cilin dyshohet se e dhunoi daja i tij nga Prizreni

Shqipëria

Detaje rreth rastit të 8-vjeçarit nga Berati, të cilin dyshohet se e dhunoi daja i tij nga Prizreni

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:56
Ilustrim

Një 45 vjeçar nga Kosova nga fshati Malësi e Prizrenit është arrestuar sot nga policia e Beratit nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar nipin e tij tetëvjeçar.

Rastin e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat.

45 vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga policia e Beratit pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë tetëvjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.

Vëllai i të dyshuarit, i cili u njoftua nga gazetarët për arrestimin e ka mohuar kategoriksht se ka ndodhur një gjë e tillë.

Sipas raportimit të mediave, vëllai i të dyshuarit ka deklaruar se të katër vëllezërit kanë raporte shumë të mira me motrën që jeton në Berat.

I arrestuari ishte nisur për në Shqipëri për të vizituar motrën, kur policia e arrestoi në pikën kufitare Morinë.

Ai edhe në fund të vitit 2020 ishte ndaluar në Shqipëri për plagosjen e një shtetasi shqiptar në lidhje me një pronë rreth së cilës kanë pasur probleme motra e tij dhe bashkëshorti i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat