Andi Bushati: Lulzim Basha nuk ka fytyre t’u dalë përballë zgjedhësve të vet

Shqipëria

Andi Bushati: Lulzim Basha nuk ka fytyre t’u dalë përballë zgjedhësve të vet

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:59
Andi Bushati

Elektorati i PD-së nuk mund t’i shkojë mbrapa vendimeve të Amerikës për të shpallur non grata Sali Berishën. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Shock” analisti Andi Bushati.

Andi Bushati tha se rëndësi nuk ka se çfarë thonë ambasadat, po se çfarë kontrate ka një kryetar me zgjedhësit dhe Lulzim Basha, sipas analistit, ka shkatërruar dhe grisur çdo kontratë që ka me zgjedhësit e tij.

“Lulzim Basha nuk ka pasur fytyrë t’u dalë njerëzve të vet përballë”, u shpreh Andi Bushati.

Analisti Bushati tha se foltorja e Sali Berishës është kthyer në një uragan brenda Partisë Demokratike, pikërisht për shkak të veprimeve të vetë Lulzim Bashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat