30-vjetori i marrëdhënieve me Vatikanin/ Rama takim me Atin e shenjtë, ja çfarë biseduan

Shqipëria

30-vjetori i marrëdhënieve me Vatikanin/ Rama takim me Atin e shenjtë, ja çfarë biseduan

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 16:34
Foto nga takimi

Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan, kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten dhe djalin Zaho kanë shkuar në Selinë e Shenjtë ku janë takuar me Papa Franceskuin.

Pas Papës, Rama u takua edhe me Sekretarin Kardinal të Shtetit, Pietro Parolin, Kryepeshkopin Paul R.Gallagher.

Në bisedë, folën për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. Ata diskutuan tema me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis komuniteteve kishtare dhe civile, kontributin e Kishës për të mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare, migrimin dhe paqen.

Gjithashtu u diskutuan çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ecurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat