PD: Rama propagandë me Rrugën e Arbrit, pse nuk thotë do të paguajnë dibranët deri në 8 euro për vajtje - ardhje

Shqipëria

PD: Rama propagandë me Rrugën e Arbrit, pse nuk thotë do të paguajnë dibranët deri në 8 euro për vajtje - ardhje

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Deputetja e PD-së së qarkut të Dibrës Dhurata Çupi denoncon atë që e quan propagandë të qeverisë për rrugën e Arbit.

Në një postim në facebook Çupi thotë se Rama tallet me dibranët dhe në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!

“Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.

E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.

Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!" 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat