Rritet niveli i ujit në Shkumbin dhe Vjosë, ministrja e Bujqësisë: Hidrovoret në kuota pothuajse normale

Shqipëria

Rritet niveli i ujit në Shkumbin dhe Vjosë, ministrja e Bujqësisë: Hidrovoret në kuota pothuajse normale

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka reaguar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend.

Ajo ka bërë me dije se Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit janë me vëmendje të veçantë dhe në ndjekje të kësaj situate të shkaktuar nga prurjet e larta dhe vijimi i reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

Krifca njofton se aktualisht kemi rritje të niveleve të ujit në lumin Shkumbin dhe lumin Vjosa, por pa arritur deri më tani në nivele që krijojnë përmbytje.

“Të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë dhe nivelet e ujit në këto hidrovore janë në kuota pothuajse normale për momentin. Strukturat janë në gatishmëri të plotë.”, shprehet Krifca në reagimin e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat