Rama uron Arjan Dodajn për detyrën: Papa Françesku emëroi një Arqipeshkv shqiptar

Shqipëria

Rama uron Arjan Dodajn për detyrën: Papa Françesku emëroi një Arqipeshkv shqiptar

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 13:36
Arjan Dodaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Papa Françesku emëroi Arjan Dodajn, në krye të Arqidioqezës Metropolitane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Ati i Shenjtë emëroi në këtë detyrë një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri.

“Papa Françesku emëron një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës Urime ARJAN DODAJ dhe

Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik”, shruan kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat