A do të ketë shtrëngim të masave? Mblidhet sot Komiteti Teknik të Ekspertëve

Shqipëria

A do të ketë shtrëngim të masave? Mblidhet sot Komiteti Teknik të Ekspertëve

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të bërë një analizë të situatës epidemiologjike në vend deri më tani. Gazetarja e ABC, Ema Shazivari raporton se mbledhja e Komitetit të Ekspertëve do të mbahet ditën e sotme në orën 14.00.

Në një kohë kur varianti i ri i koronavirusit “Omicron” ka alarmuar autoritetet e shëndetit në të gjithë botën, nuk dihet ende nëse do të ketë një shtrëngim të masave.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Arena Kombëtare deklaroi të mërkurën se për momentin nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se në vijim të situatës do të rishikohen dhe masat kufizuese.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook u bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të vaksinohen me dozën e tretë për të qenë të mbrojtur gjatë dimrit. Kreu i qeverisë sjell në vëmendje se varianti i ri “Omicron” është duke shqetësuar aktualisht botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat