“Ministrave shqiptarë iu vjen turp...”, Spahiu publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe plas deklaratën e fortë

Shqipëria

“Ministrave shqiptarë iu vjen turp...”, Spahiu publikon foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe plas deklaratën e fortë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:53
Kreshnik Spahiu

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale politikanët shqiptarë.

Teksa ka publikuar fotot e 4 ministrave gjermanë që shkojnë në punë me biçikletë edhe pse e kanë jo pak larg, Spahiu shkruan se politikanët shqiptar që jetojnë 2 minuta larg ministrive të tyre e kanë për turp që populli t’i shikojë duke ecur në këmbë.

“Mirmëngjes: Këta 4 janë ministra. Nuk kanë dalë për sport por çdo mëngjes shkojnë në punë.

Temperaturat s’janë si në Shqipëri, por shpesh borë, shi dhe -5 gradë. Ata banojnë së paku 10-20 km larg zyrës. Ministrat shqiptarë jetojnë tek Blloku, 2 minuta larg ministrive dhe nuk e ndajnë makinën nga b****.

U vjen turp ti shikojë populli duke ecur në këmbë.”, shkruan Spahiu.

Image
Postimi i Spahiut në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat