Mos u alarmoni; Brataj tregon “anët pozitive” të virusit OMICRON

Shqipëria

Mos u alarmoni; Brataj tregon “anët pozitive” të virusit OMICRON

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:10
Skënder Brataj

Lajmet e fundit nga Afrika e jugut përhapën dhe njëherë tjetër alarmin në të gjithë botë. Një mutacion i ri i Covid-19 ka ardhur dhe ka prekur disa vende të ndryshme.

Në shumë prej tyre janë marrë masa për ushëtimet apo lëvizjet e njerëzve duke qënë se ende nuk është shumë i njohur ky mutacion që u quajt Omicron.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se ky mutacion nuk është më i rrezikshëm se të tjerët, por nuk duhet ta neglizhojmë.

"Sado masa të marrësh është e pamundur ta bllokosh virusin. Themi që Omicron është i ri, por është në natyrën e viruseve që të ketë mutacione. Omicron është shqetësues dhe ka persona të infektuar, nuk ka të dhëna të mjaftueshëm që të nxjerrim në konkluzion. Nuk ka të shtruar me Omicron, por duhet thënë që ka një veçori se sa më i transmetueshëm të jetë virusi aq më pak i rrezikshëm është. Vetë mjekja sudafrikane që e zbuloi tha që nga 17 pacientë të diagnostikuar, 13 ishin pa simptoma.

Ka shenja të lehta me dhimbje fyti, sidomos me rrufë, sekrecione nga hundët dhe më shumë i ngjashëm me virozat e stinës dhe kohëzgjatje më të shkurtër se COVID 19. Duhet të ndjekim rregullat për higjienën, përdorimin e maskave dhe duket sikur sa më pak medikamente të marrin, aq më shumë jetë shpëtojnë. Të infektuarit duhet të vihen në kontroll mjekësor jo para 3-5 ditëve me simptoma dhe të bëjnë analiza gjaku, dedimer, ferritinë dhe PCR dhe duke parë se ka indikatorë të infeksionit mund të shtohet antibiotik, por jo në rastet kur konstatojmë se thjesht kemi temperature 38 gradë. Arma tjetër e mirë është dhe vaksina."-tha Brataj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat