Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Rriten sërish humbjet e jetëve, por ulet numri i të infektuarve

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Rriten sërish humbjet e jetëve, por ulet numri i të infektuarve

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë në buletinin e fundit njofton se nga 1440 testime kanë rezultuar pozitivë 172 qytetarë, ndërsa janë shëruar 190.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1,440 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë, në këto bashki:

78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.

Janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (06 Dhjetor 2021)

 

Raste të reja ditore          172

Të shëruar në 24 orë       190

Të shtruar në spitale       145

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 1,440

 

Testime totale              1,406,517

Raste pozitive                201,902

Raste të shëruara          192,428

Raste Aktive                      6,359

Humbje jete                      3,115

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë           3167

Fier                 662

Gjirokastër     542

Shkodër          441

Durrës             340

Berat               339

Elbasan           274

Vlorë                213

Lezhë               161

Korçë               106

Dibër                68

Kukës               46

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat