Plagosi me thike një 52 vjeçar, kapet autori në Pukë

Shqipëria

Plagosi me thike një 52 vjeçar, kapet autori në Pukë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në plagosjen e një personi në Pukë, ndërsa policia ka arritur të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se mesditën e sotme një 43-vjeçar, gjatë një konflikti me shtetasin D.G., e ka goditur me thikë!

Për pasojë, 52-vjeçari është dërguar menjëherë drejt spitalit të Pukës, nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, falë reagimit në kohë të policisë, u arrestuar autori i ngjarjes.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz, shtetasi F. M., 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin D. G., 52 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes”, njofton policia.

Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat