Mbi 200 forca nga toka, deti dhe ajri, si u kap 100 mln lira drogë nga Shqipëria në Turqi

Shqipëria

Mbi 200 forca nga toka, deti dhe ajri, si u kap 100 mln lira drogë nga Shqipëria në Turqi

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat turke kanë zbuluar detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë prej 1.5 ton kanabis që u sekuestrua ditën e djeshme. Lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria.

Tre personat që u kapën mat në momentin që po tentonin ta transportonin drogën me kamion drejt një magazinë janë turq.

Nëse droga do të dilte në treg, po sipas mediave turke, do të kapte vlerën e 100 mln lirave. Në operacionin që u zhvillua në Muğla nga toka, deti dhe ajri morën pjesë mbi 200 forca policie.

Trafikantët u gjurmuan hap pas hapi pas informacioneve që kishin autoritetet turke për lëvizjen. Tre turqit e arrestuar po merren në pyetje në Izmir për të zbërthyer rrjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat