“Dhjetori ishte një ngjarje dhe po aty mbaroi”, flet analisti Neritan Sejamini

Shqipëria

“Dhjetori ishte një ngjarje dhe po aty mbaroi”, flet analisti Neritan Sejamini

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:47
Neritan Sejamini

Neritan Sejamini në një intervistë për ABC ka sjell këndvështrimin e ti për atë që ndodhi 31 vite më parë në 8 dhjetor të 901’-ës.

“Protestat e studentëve janë glorifikuar. Sot flitet ka pasur një vizion, ideale. Në fakt ajo ishte një protestë ndaj një regjimi dhe ka pasur kërkesë për diçka bazike, pluralizimin politik, që u arrit po ato ditë”, shprehet Sejamini.

Më shumë si vazhdimësi, Neritan Sejamini, thotë se ajo që njihet si Lëvizja e Dhjetorit ka qenë një protestë dhe jo vizion politik.

“Dhjetori ishte një ngjarje edhe ty mbaroi. Të gjithë kanë pasur ëndrra në atë periudhë por aty nuk ka pasur një vizion politik. Këto idetë e idealeve të dhjetorit, janë më shumë ide politike,  e propagandistike se sa një realitet.”

Ndryshe shprehet Ilir Dizdari, që duke u kthyer në kohë, flet për projekt më të madh.

“Para 30 vitesh ishim në një klasa politike nuk ka bërë gurët themelor.”

I zhgënjyer shprehet dhe fatin e protagonistëve të asaj kohe.

“Unë nuk di asnjë nga studentët e dhjetorit të ketë të ketë pasur mundësinë të luaj një rol si violinë as e 5-të, e jo më të 2 e të tretë. Fakti është që ata nuk e kryen misionin e tyre.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat