Furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen pranë selisë së Partisë Demokratike

Shqipëria

Furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen pranë selisë së Partisë Demokratike

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 16:16
Në afërsi të selisë së PD-së, ndodhen disa furgona me efektivë policie

Disa furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen pranë selisë së Partisë Demokratike.

Siç duket qartë edhe në pamjet e siguruara nga Euronews Albania në pjesën e pasme të xhamisë, në afërsi të selisë së PD-së, ndodhen disa furgona me efektivë policie.

Ndërsa në hyrje të selisë blu ndodhet vetëm një patrullë policie me dy efektivë.

Policia e Shtetit është një gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë që prej mëngjesit të sotëm, kur edhe nisi Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se në selinë blu situata paraqitet e qetë, pas aktivitetit te 31-vjetorit të themelimit të PD-së.

Ndërkohë Basha vijon të qëndrojë në ambientet e selisë blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat