Përgatitjet e fundit në Pallatin e Kongreseve, shpërndahen kartat e votimit. Ja ç’po ndodh pak para nisjes së Kuvendit

Shqipëria

Përgatitjet e fundit në Pallatin e Kongreseve, shpërndahen kartat e votimit. Ja ç’po ndodh pak para nisjes së Kuvendit

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Në Pallatin e Kongreseve po mbyllen edhe përgatitjet e fundit me qëllim që çdo gjë të jetë gati për nisjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Këtë të shtunë, në orën 11.00, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë thirrur nga Kryesia e partisë.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga gazeta “Panorama”, në hollin e Pallatit të Kongreseve janë duke u shpërndarë për anëtarësinë dhe delegatët fletët e votimit me ngjyrë të kuqe për alternativën “kundër” dhe me ngjyrë jeshile për alternativën “pro”.

Ndërkohë shihet që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi qëndron në holl duke u kujdesur për gjithçka që të jetë gati.

Ndërkohë edhe skena brenda Pallatit të Kongreseve eshte gati dhe ne te duket motoja “Zgjedhim te ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat