Zhvillimet në PD, mbërrin në selinë blu zv.ambasadori amerikan

Shqipëria

Zhvillimet në PD, mbërrin në selinë blu zv.ambasadori amerikan

Më: 6 janar 2022 Në ora: 13:13
Demian Smith

Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith ka mbërritur në selinë blu për një takim me kreun e PD Lulzim Basha.

Vizita e tij vjen pasi disa deputetë nga grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD tentuan të hyjnë në seli, por dera ishte e mbyllur.

Në fjalën e tij para mediave, Aldo Bumçi tha se kishin caktuar një mbledhje pune me Gent Strazimirin dhe Ivi Kason ndaj zgjodhën ta bënin në PD.

Mbylljen e derës e cilësoi si kriminale dhe projekt për të zhdukur opozitën, por me bindje u shpreh se protesta e thirrur nga Berisha për ditën e shtunë do ta çlirojë këtë “bunker” dhe ta kthejë në shtëpinë e demokratëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat