"Janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit", Klodiana Lala trondit me deklaratën

Shqipëria

"Janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit", Klodiana Lala trondit me deklaratën

Më: 6 janar 2022 Në ora: 22:34
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë. Ajo tha se trafiku i drogës përmes Shqipërisë bëhet me “bekimin” e zyrtarëve të lartë të shtetit.

Lala tha se hetimi i dosjes nuk mund të bëhet nga prokuroria e Tiranës.

“Dyshimet e mia janë që një sasi kaq e madhe, mendoj që nuk është sipërmarrje e thjeshtë. Përfshin deri në kupolën më të lartë. Mund të jetë i përfshirë një drejtor në Durrës. Por atë e emëron një ministër.

Nuk mund të jetë prokuroria e Tiranës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie. Duhet një organ i specializuar me kaq interesa të përfshira. Historia e portit të Durrësit është sa politike, kriminale etj”, tha ajo për MCN Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat