Debatet mes demokratëve, Alibeaj: S’kërkojmë ndihmë nga Nikolla, problemet i kemi në familje

Shqipëria

Debatet mes demokratëve, Alibeaj: S’kërkojmë ndihmë nga Nikolla, problemet i kemi në familje

Më: 17 janar 2022 Në ora: 17:02
Enkelejd Alibeaj

Ka nisur me debate mes demokratëve seanca e parë e Kuvendit për këtë legjislaturë. Përjashtimet e deputetëve që mbështesin Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD solli irritimin e këtyre të fundit, të cilët sulmuan Lulzim Bashën nga salla e Kuvendit, ndërsa ky i fundit ndodhet vetëm disa karrige para tyre.

Sakaq, gjatë fjalës së tij, kreu i ri i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ndër të tjera tha se nuk do të kërkojnë ndihmë nga Lindita Nikolla, dhe se problemet i kanë brenda familjes së tyre.

Sipas Alibeajt beteja e PD është vetëm me Edi Ramën dhe se Kuvendi është vendi ku flitet për shqiptarët.

“Përfitoj nga fakti që të falënderoj të gjithë kolegët e i që më dhanë këtë barrë për të qenë kryetar i grupit, duke i shprehure falënderimet edhe paraadhësit zoti Rushaj. Përveç këtij ndryshimi asgjë nuk ka ndryshuar nga ku parlament që nga zgjedhjet e 25 prillit. Në 26 prill edhe në vazhdim është një parlament që i ka munguar legjitimiteti, nuk përfaqëson shqiptarët dhe zërin e shqiptarëve. Ë

është parlament i vjedhur. Dhe kjo është arsyeja që duhet thënë. Është detyrimi im për të sjellë këtu zërin e shqiptarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është për të pasur betejë me një njeri, kreu  e regjimit, Edi Ramën. Kurrë nuk do ta mendoja që do të ishte një betejë nga zonja Nikolla. Ju jeni në atë vend por nuk kërkojmë ndihmë nga ju. Ne i kemi ca probleme. Ne  e kemi maturinë, qetësinë, kemi pjekurinë politike edhe për vështirësinë që po kalojmë që ti zgjidhim në familjen tonë. Njerëzit të cilët kanë aftësinë politike për të hequr nga qafa e tyre gurin e rëndë, për të folur me shqiptarët, këtu në parlamentin që kjo maxhoranca ua vodhi. Ky është vendi ku flitet për shqiptarët. Kjo foltore duhet të përdoret për këtë qëllim, këtë duhet të bëjmë ne”, tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat