“Bab e mora hakun” – Gjakmarrja, plaga e cila po shkatërron jetën e të rinjëve shqiptarë

Shqipëria

“Bab e mora hakun” – Gjakmarrja, plaga e cila po shkatërron jetën e të rinjëve shqiptarë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Fenomeni i gjakmarrjes ende është mjaft i përhapur dhe i përfolur në zonat e veriut të Shqipërisë. Sot një 17 vjeçar vrau një 65 vjeçar duke marrë hakun e babait, i cili ishte vrarë në vitin 2009 nga vëllai i viktimës. Realiteti ësht ky një 17 vjeçar sot është në burg dhe gjakmarrja do vazhdojë, këto familje do të ngujohen.

Gjakmarrja zhvillohet në vendet ku ligji, shteti janë të dobët ose heshtin përballë këtij fenomeni i cili po vret jetetë e të rinjve. Ky 17 vjeçar tashmë do quhet me epitetin “vrasës” edhe kur të dalë pas vuajtjes së dënimit me burg.Në këto zona tashmë vazhdon të udhëheqin ligjet e vjetra kanunore, të cialt janë disa mbetje të mbetura nga mentaliteti shekullor.

Ligji i kanunit është ai që i jep zemër fenomenit të gjakmarrjes dhe e bën disi të pranueshëm në zonën ku është i shtrirë. Kanuni është i egër dhe ai transformohet sipas interesave personale, në vend që të ngulitet thjeshtë si një fenomen në historinë shqiptare.

Në veri të vendit tonë ka me qindra njerëz të ngujuar të cilat presin ditën e shpagimit duke mos gjetur asnjë rrugëdalje tjetër për ta kaluar këtë plagë të madhe të shoqërisë tonë.
Gjakmarrja jo vetëm po shkatërron aktualisht mijëra jetë, por psikologjikisht ka shkatërruar mendjen e njerëzve duke i kthyer në humnera kulturore. Si të gjithë shqiptarët, dhe unë kam dëgjuar për këtë plagë, kam parë fëmijë të ngujuar, prindër të privuar nga të drejtat themelore të njeriut, nga e drejta për të qenë të lirë.

Kam dëgjuar rrëfimet e tyre të sinqerta, të dëshpëruara, rrëfime nga prindërit, rrëfime nga fëmijët të cilët me lot në sy, me pafajësinë e tyre dhe me shpresën që një ditë çdo gjë të jetë ndryshe, të mund të gëzojnë të drejta të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre.
Historia dhe problemi i gjakmarrjes

Historia e evoluimit te gjakmarrjes ka pasur mjaft luhatje përgjatë viteve. Në periudha të caktuara historike gjakmarrja dhe kanuni kanë qenë të një rëndësie të madhe dhe të vlefshme, në periudha të tjera ajo humbet fuqinë dhe dobinë, pastaj rishfaqet shpërthyeshëm në periudha të tjera.Gjakmarrja tek shqiptarët

Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet ’90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar.

Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri edhe në Kosovë që t’i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë : “Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt.”

Gjakmarrja si hasmeri

Kur nje pjesetar i nje fisi vret dike nga nje fis tjeter ai e ben kete veprim duke menduar ose jo per pasojat. Si pasoje vjen hasmeria ne mes fisit te vrasesit dhe fisit te te vrarit. Ne shtepine e vrasesit mbyllen te gjithe meshkujt. Lejen per te dale e kane vetem grate. Ato mund te bejne jete normale. Ne shtepine e te vrarit vendoset ne tel te rrobave kemisha e tije me gjak pa u lare dhe derisa te merret gjaku ajo nuk hiqet-Kur gjaku kthehet (d.m.th. kur vritet dikush nga fisi i vrasesit)kjo vazhdon deri sa te mbarojne meshkujt, me pas vriten femrat. Derisa shuhen dy fiset, ata jane ne hasmeri. -Rastet me te mira jane kur fisi i viktimes e fal gjakun ose ua le ne dore ceshtjen autoriteteve. Gjakmarrja eshte shume e keqe dhe na sjell vetem trishtim.

Ky fenomen duhet të marr fund dhe për këtë duhet dora e fortë e shtetit, duke i ndaluar dhe vendosur ligjin në këto zona. Fëmijëve po u mbyllet jeta, njerëz po vriten, gratë që qajnë për viktimat në familjet e tyre. Stop gjakmarrjet dhe Pro ligjit/GazetaShqip

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat