Përleshen me thika, dy të plagosur në Berat

Shqipëria

Përleshen me thika, dy të plagosur në Berat

Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:47
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me thika mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Berat.

Dy personat janë konfliktuar me grushte fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas janë goditur me thika.

Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat