Shoqata rajonale e futbollit të juglindjes zgjedh përfaqësuesin që ka të drejtë vote në zgjedhjet e FSHF-së

Shqipëria

Shoqata rajonale e futbollit të juglindjes zgjedh përfaqësuesin që ka të drejtë vote në zgjedhjet e FSHF-së

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Roland Shkëlqimi është zgjedhur nga shoqata rajonale e futbollit të juglindjes si përfaqësues me të drejtë vote në Asamblenë Kombëtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Krahas tij, një mandat të tillë ka edhe kryetari i kësaj shoqate Ilirian Përmeti, të cilit mandati i përfundon në fund të muajit qershor. Sipas Përmetit, në mbledhjen e sotme kanë qenë të pranishëm 7 nga 10 anëtarë të shoqatës duke treguar kështu se ka qenë kuorumi i duhur për zhvillimin e kësaj asambleje.

Arben Dervish anëtar i KE në Federatën Shqiptare të Futbollit për gazetarët ka bërë me dije projektet dhe investimet që priten të realizohen për të gjitha klubet e juglindjes së vendit.

Nga ana tjetër, përfaqësues të klub futboll, Pogradecit, klub futboll Maliqi, dhe klub futboll Bilishti nëpërmjet një dokumenti noterial të nënshkruar nga këto përfaqësues kanë bërë me dije tërheqjen e përfaqësuesve të tyre nga asambleja e sotme rajonale e qarkut të Korçës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat