Lojëra fati në lokal/ Arrestohet pronari, nën hetim 10 klientë

Shqipëria

Lojëra fati në lokal/ Arrestohet pronari, nën hetim 10 klientë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 10:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Pronari i një lokali në Elbasan është arrestuar pasi kishte vendosur lokalin në dispozicion për lojëra fati.

Gjithashtu janë vënë në  hetim 10 klientë në lokal.

Pronari është identifikuar A. P., 57 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ndërsa personat nën hetim ishin V. T., D. S., M. G., Sh. H., P. B., S. D.,  A. B., K. C., B. K. dhe B. L., klientë në lokalin e shtetasit A. P..

Në cilësinë  e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa, zare, letra bixhozi, lekë dhe sende të tjera.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat