Shtohet dhuna ndaj grave dhe vajzave, 11 raste abuzime seksuale, prej tyre 3 minorene

Shqipëria

Shtohet dhuna ndaj grave dhe vajzave, 11 raste abuzime seksuale, prej tyre 3 minorene

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Rastet e denoncimit të dhunës me bazë gjinore neë Sarandë janë rritur ndjeshëm në vitin e shkuar ku janë denoncuar në polici 71 raste të vajzave dhe grave të dhunuara. 4 raste janë shënuar nga të mitura që kanë denoncuar për dhunë seksuale nga persona madhorë, ndërsa ekspertët ngrejnë shqetësimin se presionet në familje detyrojnë gratë të tërheqin kallëzimin.

Rastet e dhunës me bazë gjinore në familje kanë ardhur në rritje. 71 vajza dhe gra kanë përfituar urdhër mbrojtje nga gjykata e Shkallës së parë në Sarandë për vitin 2021.

Viti i kaluar ka shënuar në Sarandë 4 viktima minorene të dhunës seksuale, të cilat kanë denoncuar pedofilët dhe më pas i janë nënshtruar rehabilitimit.

"Gjatë 2021 janë denoncuar tre raste për dhunë seksuale ndaj të miturve, nën 18 vjeç dhe 8 raste të tjera kanë qenë mbi 18 vjeç, denoncime për dhunë seksuale. Ka pasur denoncime dhe nga të huaja për dhunë seksuale".

Por presionet në familje e në shoqëri pas denoncimeve bëjnë që shumë gra e vajza t’i drejtohen përsëri policisë për të tërhequr kallëzimet.

"Ky është një fenomen sidomos për dhunën në familje midis bashkëshortëve që ndodh jo pak. Denoncohet rasti dhe më pas në bazë të presionit të familjarëve, mundësive ekonomike ose presionit të fëmijëve ndodh që duan përsëri të heqin denoncimin e bërë."

Rastet e dhunës me bazë gjinore në Sarandë, besohet të jenë më shumë sipas ekspertëve presioni i familjarëve detyron viktimat të mos denoncojnë abuzuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat