Ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, gjendet i vdekur në një nga rrugët e Tiranës

Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, gjendet i vdekur në një nga rrugët e Tiranës

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Një qytetar në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa është gjetur i vdekur në rrugë.

"Më datë 11.02.2022, në rrugën "Mustafa Lita", në rrugë, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi L. L., i cili sot është shpallur në kërkim për largim nga banesa".

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat