Zbardhet mesazhi i autorit, babai i viktimës në gjendje të rëndë pas vdekjes së 4 djemve

Shqipëria

Zbardhet mesazhi i autorit, babai i viktimës në gjendje të rëndë pas vdekjes së 4 djemve

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 11:58
Prekë Tonaj

E mirë menduar ka qenë vrasja e Punonjësit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër Prekë Tonaj.

“Ti e di na ke një borxh”, ky ka qenë mesazhi i parë i autorit, i cili i maskuar ka shkuar në tavolinën e lokalit ku ishte ulur 47 vjeçari. Pasi i ka përcjellë mesazhin dhe i ka thënë emrin e personit për të cilin po e vret, autori e ka qëlluar me kallashnikov Prekë Tonajn.

Objektivi i tij ka qenë i qartë, pasi kur ka hyrë në lokal u ka kërkuar personave që ndodheshin të ulur të largohen duke thënë se “nuk ka punë me ta”.

Lokali ku u vra Tonaj ndodhet i veçuar dhe jo shumë larg shtëpisë së viktimës.

Babai i 47 vjeçarit kur ka ndodhur vrasja ishte në Dukagjin, pasi ka marrë lajmin e vdekjes së djalit të 4 gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Prekë Tonaj është djali i 4 që ka futur në dhe. 3 janë vrarë nga hakmarrje kurse një tjetër për shkaqe natyrale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat