Tensionet Rusi-Ukrainë/ Ambasadori Zeneli: Kërcënimet janë të mëdha! Putin do të ketë pasoja nëse urdhëron një sulm

Shqipëria

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Ambasadori Zeneli: Kërcënimet janë të mëdha! Putin do të ketë pasoja nëse urdhëron një sulm

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 20:08
Bashkim Zeneli

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës po rriten dita ditës teksa të gjithë i kanë kthyer sytë nga Lindja duke pritur një lëvizje të rusëve. I ftuar në “Frontline” në News24 ambasadori Bashkim Zeneli ka komentuar situatën në kufi duke u shprehur se veprimet e Rusisë janë një kërcënim i hapur ndaj Ukrainës.

Por sipas Zenelit një sulm i mundshëm nga aa e Rusisë do t kishte kosto të mëdha për Putin dhe kosto ndërkombëtare. Ndërkohë sipas tij BE ende ka është e aftë të dalë në një qëndrim të njëjtë me të gjitha vendet.

“Rusia ka vijuar me shantazhe, i ka kërcënuar vendet që janë nën ndikimin e saj në në vitin 97 ku president ishte Kushan në Ukrainë u nënshkruan një marrëveshje që t’i lihej Rusisë deri në vitin 2017. Ka qenë me mirëkuptim. Kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga presidentë të tjerë më vonë por kjo marrëveshje u prish. Nuk është në një ditë të papritur ky agresion. Rusia ka pasur mbështetjen nga qeveritë e Ukrainës. Kanë patur një aleancë të madhe.

Është kërcënuese fakti që Bjellorusia i ka dal në krah Rusisë. Nëse do të ketë largime hapen kufijtë por vendet Baltike e kanë frikëRusinë dhe Putin kënaqet me këtë fakt. Kërcënimet janë të mëdha. Prania e forcave është një kërcënim i hapur, asgjë nuk është e pamundur por është një risk i madh edhe në planin ndërkombëtar. BE me situatën e vet të brendshme ende nuk është e aftë të dialogojë dhe të dalin të gjitha vendet me një qëndrim të njëjtë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat