Dy vite pasi ishte raportuar e zhdukur, policia gjen të gjallë vajzën 4 vjeç poshtë shkallëve

Shqipëria

Dy vite pasi ishte raportuar e zhdukur, policia gjen të gjallë vajzën 4 vjeç poshtë shkallëve

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Two years after 4-year-old was reported missing, police find her alive under staircase

Një fëmijë i cili ishte raportuar i zhdukur prej 13 korrikut 2019 është gjendur pas dy vitesh.

Fëmija rezultoi e zhdukur në një fshat të qytetit Ithaca të Neë York dhe në atë kohë policia tha se vajza ishte rrëmbyer nga prindërit jo kujdestarë.

Gjatë hetimit 2.5 vjeçar policia kishte marrë informacione për vendndodhjen por rezidentët e mohonin praninë e vajzës.

Edhe në rastet kur policia kishte lejuar të hynte në banesë por pa një urdhër kontroll familja i kishte dhënë një akses të limituar në banesë.

Por gjithçka ndryshoi të hënën e 14 shkurtit kur policia informoi se fëmija ishte fshehur dhe kishte marrë një mandat kontrolli.

Pronari e mohoi që në shtëpinë e tij të ishte vajza të cilën deklaroi se nuk e kishte parë që në 2019.

Një orë pas kërkimit, një detektiv vuri re se shkallët që të çonin në një strehë. Detektivi, Erik Thiele, drejtoi një elektrik dore përmes një çarjeje në shkallët prej druri dhe pa atë që dukej të ishte një batanije, thuhet në njoftim.

Më pas panë këmbët e vogla.

“Fëmija dhe rrëmbyesi i saj, Kimberly Cooper u gjetën të fshehur në një dhomë të errët dhe të lagësht”, thuhet në njoftimin e policisë. Autoritetet besojnë se Cooper dhe fëmija kishin qëndruar në shtëpi që kur u zhdukën në vitin 2019, duke shtuar se shkallët dukej se ishin ndërtuar për tu fshehur.

Policia arrestoi prindërit jo-kujdestarë të fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat