“E dëgjon veten kur flet?”, juristi sherr me Shehajn: Kush je ti mo...

Shqipëria

“E dëgjon veten kur flet?”, juristi sherr me Shehajn: Kush je ti mo...

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 00:32
Agron Shehaj

Deputeti Agron Shehaj dhe juristi Plarent Ndrecaj janë përfshirë në një debat teksa ishin duke diskutuar për çështjen e inceneratorëve.

Shehaj akuzoi Ndrecajn duke i thënë se po mbron persona të cilët SPAK i akuzon për vjedhjen e mbi 3 milionë eurosh. Kjo gjë ka sill reagimin Ndrecajt, i cili tha;“ çfarë po mbrojë? A keni fytyrë ju a s’keni”.

Pjesë nga debati në emisionin “Opinion”:

Shehaj: Ajo që thua ti është një përgjigje vetëm për tu justifikuar.

Ndreca: Ju jeni të çuditshëm fare. Unë ju them shikoni faktet ju shkoni prap..

Shehaj: Ju vjedhur ne jemi të çuditshëm, nuk e kuptoj këtë gjë.

Ndreca: Çfarë po justifikojmë? Lëri këto, ju vidhni, ç’i keni këto historia, kush je ti që thua ju vjedhni? Si mund ta thuash?

Shehaj: E thotë SPAK-u.

Ndreca: A keni fytyrë ju a s’keni.

Shehaj: Fytyrë nuk ke ti që mbron ti dhe mos më thuaj mua… SPAK thotë që ai që mbron ti ka marrë 3 milionë e gjysmë euro.

Ndreca: Më thuaj përball.

Shehaj: Përball të kam.

Ndreca: E dëgjon veten kur flet?

Shehaj: E ka thënë SPAK-u e ti e mbron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat