Tabaku: Për incineratorin e Fierit, kredi me garanci sovrane, Subashi s’mban mend si i ka paguar 23 mln euro

Shqipëria

Tabaku: Për incineratorin e Fierit, kredi me garanci sovrane, Subashi s’mban mend si i ka paguar 23 mln euro

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:25
Tabaku

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi është marrë në pyetje për rreth tre orë në strukturën e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për nënshkrimin e kontratës së incineratorit me vlerë 28 milionë euro.

Pas dëshmisë së tij, në një deklaratë për mediat kryetarja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet, Jorida Tabaku me ironi është shprehur se Subashi nuk mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro, si dhe pagesat fiktive fiktive për kompani që janë dënuar për punë të pakryera

Ajo ka treguar një tjetër shkelje që është bërë në lidhje me kontratat koncensionare, ndërsa shton se të gjithë hartuesit e kontratës duhet të shkojnë para ligjit.

Jorida Tabaku: Dolën fakte të rënda përsa i përket kontratës koncesionare dhe dhënies së kësaj kontrate. Kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar në pronësi të zonjës Sevi Zani bën një ofertë të pakërkuar dhe largohet dhe kompaninë e blenë Klodian Zotos. Kontrata koncensionare fitohet nga Zoto në shkelje të ligjit dhe procedurave, por pjesë e saj edhe një kompani italiane. Një javë pasi fitohet koncesioni kjo kompani shet aksionet me një vlerë  prej 200 euro për një kontratë koncesionore 28 milionë euro që i merr një shoqëri anonime. Kjo është shkelje shumë e rëndë që gjithë anëtarët e hartimit të kontarëts duhet të jenë para drejtësisë.

Ndër të tjera ajo tha se kanë konstatuar se për incineratorin e Fierit janë marrë kredi me garanci sovrane.

Jorida Tabaku: Ne intervistuam Loran Dushën, nga informacioni përveç atyre që nuk di, Dusha del i përfshirë në kompaninë “Hermes”. Janë  10 individë që punojnë për Steljan Gugalljan, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, hapin kompani të reja dhe marrin kontrata të reja. Subashi nuk mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro, ai nuk e mban mend se si ka bërë pagesa fiktive për kompani që janë dënuar për punë të pakryera. Ne pamë që incineratori i Fierit kishte marrë kredi me garanci sovrane. Ka marrë kredi me garanci për 4 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat