​303 qytetarë të infektuar, 1 i vdekur nga Covid 19 në Shqipëri

Shqipëria

​303 qytetarë të infektuar, 1 i vdekur nga Covid 19 në Shqipëri

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Në Shqipëri situata në 24 orët e fundit, me Covid-19 është si vijon: Janë kryer 2,651 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me COVID19, 303 qytetarë, në këto bashki:

118 në Tiranë, 29 në Berat, 18 në Lushnje, 12 në Vlorë, 11 në Durrës, 8 në Prrenjas, 7 në Fier, Sarandë, Kuçovë, 6 në Mallakastër, Delvinë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Kukës, Kurbin, Memaliaj, Peqin, Gjirokastër, Dropull, 3 në Tropojë, Vorë, Kavajë, Patos, Skrapar, Elbasan, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Rroskovec, Divjakë, Maliq,1 në Has, Lezhë, Shijak, Dibër, Himarë, Korça, Dimal, Poliçan, Belsh, Përmet.

Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar nga Kurbini 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,066 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,065 që nga fillimi i epidemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat